Në kuadër të aktivitetit të organizuar nga Qeveria Federale e Gjermanisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, është duke vijuar punimet edhe Konferenca për Ekonominë e Ballkanit Perëndimor, me temën “Tregtia, Investimet dhe Bashkëpunimi Rajonal për një dinamikë të re”.
Kosova po përfaqësohet në këtë Konferencë nga Ministri i Financave, z. Besim Beqaj, i cili në dy panele të ndryshme prezantoi projektet e rëndësisë nacionale ne energji, infrastrukturë dhe zhvillim të NVM-ve, me fokus të veçantë në ofrimin e propozimeve konkrete për financim. Një nga konkluzat e veçanta të kësaj konference ishte nevoja për përmirësim të rrjetit të transportit rajonal dhe integrimi i tregut energjetik, si dhe vazhdimi i reformave në mjedisin e të bërit biznes.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.