Beqaj: Siguria e furnizimit me energji sfidë rajonale

27/03/2013 2:59 PM 0 komente

images (16)Siguria e furnizimit me energji është një nga sfidat e të gjitha vendeve në rajon, ndërsa përbën një nga shtyllat kryesore të Strategjisë së Energjisë së Kosovës. Kështu u shpreh ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë tryezës së punës të organizuar nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut ku u prezantua studimi mbi sigurinë e furnizimit me energji elektrike për periudhën deri në vitin 2030.  Nga të pranishmit u vlerësua se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë aspekt dhe nga vizita e fundit e drejtuesve të Sekretariatit të TKE-së është konsideruar si jashtëzakonisht e rëndësishme qasja rajonale e trajtimit energjetik dhe tendencës për të integruar tregjet. “Ne jemi gjithashtu të përkushtuar që dhe në bazë të strategjisë sonë duke filluar nga 1 janari 2015 tregu energjetik të liberalizohet. Studimi i ndërmarrë është i rëndësishëm pasi pregon mënyrat për të siguruar prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike në vend”, tha Beqaj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of