Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e linjës se tensionit të lartë 220 kv, Tiranë-Elbasan-Fier.
Ky nënstacion është një investim në kuadër të rehabilitimit të tre nënstacioneve të dikurshme të transmetimit të energjisë elektrike ai i Tiranës, i Elbasanit dhe Fierit. I pranishëm në inagurimin e kësaj vepre ishte Kryeministri, Sali Berisha drejtues të larte të OST-së përfaqësues të firmës kroate “Konçar”, e cila realizoi veprën, deputetë përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë të Fierit.
Kreu i qeverisë garantoi se shqiptarët shumë shpejt do ta paguajnë energjinë elektrike më pak se të gjithë vendet e rajonit duke theksuar se prioritet mbetet energjia e rinovueshme.
“Energjia e rinovueshme e pastër dhe e shëndetshme. Kjo platformë nuk gjen mbështetje nga opozita. Ne, ujin erën, diellin do t`i shndërrojmë në vlera për Shqipërinë një superfuqi energjitike” tha Berisha.
Me këtë rast ai iu përgjigj edhe kreut të PS-së Edi Rama për deklaratat e bëra mbi energjinë.
Sipas kryeministrit vetëm në 2 vitet e fundit u investuan rreth 220 milionë euro për energjinë duke ndërtuar 46 HEC-e, ndërsa qindra të tjerë presin të hyjnë në punë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.