- Hua prej 10 milion Euro për ProCredit Bank Albania për kreditim ndaj SME-ve
- Financimi do të mbështesë kompanitë që janë ndikuar nga impakti ekonomik i Coronavirus
- Një linjë kredie nën “ Marrëveshjen e Qëndrueshmërisë”, pjesë e Paketës së Solidaritetit të BERZH
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po intensifikon përpjekjet e saj për të mbështetur kompanitë e prekura nga pandemia e Coronavirus në Shqipëri me një kredi prej 10 milion Euro ndaj ProCredit Bank Albania.
ProCredit Bank Albania do të përdorë fondet e BERZH për të kredituar Sipërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME) të përshtshme për të marr financim, për t’i ndihmuar ato në kalimin e sfidave të paraqitura nga kriza e COVID-19. Mbështetja ndaj SME-ve, të cilat janë shtylla kryesore e ekonomisë në Shqipërisë, do të ndikojë në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit në periudhën afatgjatë.
Kjo është një kredi nën Paketën e Solidaritetit të BERZH, e cila përbën një sërë masash për të përballuar nevojat afatshkurtra për likuiditet si dhe kapital qarkullues, të krijuara për shkak të COVID-19, për klientët e tij ekzistues. ProCredit Bank Albania, e cila është një bank me kapital gjerman në pronësi të ProCredit Holding, është një bankë e mesme tregtare e orientuar drejt zhvillimit dhe e përqendruar në kreditimin e SME-ve. Procredit Holding është një partner i hershëmi BERZH në shumë vende ku ai operon.
Pas përhapjes së pandemisë së Coronavirus, BERZH rriti ndjeshëm përfshirjen e tij duke raportuar rekorde në angazhimin financiar me më shumë së 5 miliard Euro në 6-mujorin e parë të vitit, krahasuar me 3.7. miliard Euro një vit më parë. BERZH pritet të investojë në tërësi rreth 21 miliard Euro në periudhën 2020-2021 për të luftuar impaktin ekonomik të COVID-19.
Matteo Colangeli, Drejtor i Zyrës së BERZH në Shqipërinë, thotë se: “Ne jemi të lumtur për këtë firmosje me rëndësi të veçantë në përgjigjen ndaj COVID-19. Ky financim pritet të rrisë kapacitetet kredituese të ProCredit Bank në Shqipëri si dhe aksesin në financim të SME-ve vendase. Për më tepër do të forëcoj partneritetin e suksesshëm të ndrëtuar tashmë me ProCredit Bank Albania nën Programin për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri”.
Agan Azemi, Antar i Bordit Drejtues të ProCredit Bank Albania shtoj se: “ Ne jemi mëse të bindur se ProCredit Bank është në gjendje për të luajtur një rol pozitiv dhe të rëndësishëm në mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri. SME-të do të kenë rëndësi thelbësore në rimëkëmbjen makroekonomike të vendit, veçanërisht pas pandemisë së COVID-19. Ne kemi besim se partneriteti mes ProCredit dhe BERZH do t’i ndihmojë SME-te për të kaluar vështirësitë e krijuara si pasojë të pandemisë, si dhe të zhvillohen më tej dhe të gjejnë mundësi të reja biznesi. Ne mundohemi të adresojmë sfidat e tyre, si dhe t’i ndihmojmë në investime në teknologji moderne, të angazhohen në projekte me efiçencë energjitike, dhe të zgjerohen në treg”.
Deri më sot, BERZH ka investuar mbi Euro 1.4 miliard në 104 projekte në Shqipëri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.