Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) bëri tē ditur se potenciali i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Ballkanin Perëndimor mbetet kryesisht i pashfrytëzuar.
“Bankat e ekonomive të para-pranimit në BE (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia) po bëjnë përparim në shfrytëzimin e NVM-ve të tyre, por mbetet shumë për t’u bërë. Ne mund të ofrojmë zgjidhje për sipërmarrësit vendorë për të zhvilluar në nivel lokal, si dhe për ata që mbrojnë ëndrrat dhe ambiciet përtej rajonit”, tha gjatë një diskutimi të raportit të nxjerrë për këtë tematikë Pierre Heilbronn, zëvendëspresidenti i politikës dhe partneritetit të BERZH.
“BERZH është e përkushtuar të mbështesë këtë proces me investime dhe angazhime në reformat e politikave”, tha Heilbronn në një njoftim për shtyp.
“Investimi ynë total, prej më shumë se 1.1 miliardë eurosh në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar na nxit të bëjmë më shumë në vitet e ardhshme së bashku me partnerët tanë” -citohet në raport.
Që nga vlerësimi i fundit në 2016, shtatë ekonomitë kanë përparuar në një numër fushash, vuri në dukje BERZH. Përmirësimet më të rëndësishme në barrën administrative për bizneset e vogla janë parë në fushën e shërbimeve publike.
“Procedurat e prokurimit publik kanë ndryshuar”, vuri në dukje BERZH, duke shtuar se ka më shumë hapësirë për përmirësim, por ky është një hap i rëndësishëm drejt një kornize të prokurimeve publike që mbështet pjesëmarrjen më të madhe nga bizneset e vogla, duke lejuar për të arritur në këtë treg të rëndësishëm.
Sidoqoftë, huadhënia për bizneset e vogla mbetet e varur në pjesë të mëdha të rajonit, citon raporti.
“Kreditimi bankar mbështetet nga skemat e financimit ose të garancive të sponsorizuara nga qeveria dhe ekonomitë kanë bërë përpjekje për të përmirësuar, në mënyrë që të jenë sa më afër bizneseve të vogla dhe të mesme”
Raporti u bëri thirrje qeverive rajonale që të përmirësojnë kushtet rregullatore.