BERZH, mbi 3 mld euro financim në agrobiznes në Europën Juglindore (përfshirë Shqipërinë)

10/10/2019 12:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pritet të bëjë një financim mbi 3 miliardë euro në mbi 160 projekte agrobiznesi në Europën Juglindore, përfshirë Shqipërinë.

Sektori i agrobiznesit në Europën Juglindore mund të adresojë me sukses sfidat e së ardhmes nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit brenda sektorit dhe integrimit më të madh rajonal, sipas një konference të industrisë së nivelit të lartë të organizuar nga BERZH.

Pjesëmarrësit në “Samitin e Rregullave të Konsumatorit” në Beograd thanë që bashkëpunimi intensiv midis të gjithë aktorëve përgjatë zinxhirit të vlerës ishte i domosdoshëm pasi agrobiznesi u përball me çështje urgjente, siç janë ndryshimi i kërkesës së konsumatorit, transformimi dixhital dhe ndryshimi i klimës. Të pranishëm në konferencë ishin më shumë se 120 përfaqësues nga kompani aktive në të gjithë zinxhirin e agrobiznesit nga Bashkimi Europian, Europa Juglindore, Lindja e Mesme, Afrika dhe Turqia.

Gjatë konferencës u ra dakord që rajoni të bëhej më konkurrues, duheshin modele të reja biznesi që lejonin transformimin e sistemeve të prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit.

Natalya Zhukova, drejtore e BERZH për Agrobiznes, tha: “Ne jemi këtu për të promovuar Investime të reja Direkte të Huaja dhe për të mbështetur agrobizneset, përfshirë bizneset e vogla të orientuara nga eksporti, për të hyrë në tregjet e reja të nivelit të lartë të tilla si BE duke prodhuar produkte me cilësi të lartë. Ne e shohim integrimin – brenda rajonit dhe pjesën tjetër të Europës – jo vetëm si një instrument të fuqishëm për zgjerimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, por edhe si një mënyrë për të nxitur shkëmbimin e ideve të reja dhe inovacionit.”

Miljan Rdrale, shefi i BERZH për Agrobiznesin për Europën Qendrore dhe Lindore, shtoi: “Në nivel global, sektori po kalon ndryshime të pashembullta të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm: lëvizjet demografike, paqëndrueshmëria e regjimeve tregtare, dixhitalizimi, ndryshimi i klimës dhe rritja e kërkesës së konsumatorit. Shumë biznese në të gjithë botën e kuptojnë sot se qëndrueshmëria dhe inovacioni janë domosdoshmëri për operacionet e tyre dhe brenda zinxhirëve të tyre të furnizimit. Ne në BERZH jemi të gatshëm ta mbështesim këtë – me financim, ekspertizë teknike dhe reforma të politikave.”

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of