Këshilli i drejtorëve i BERZH-it e miratoi Strategjinë e re të vendit për angazhimin e vet në Maqedoninë e Veriut gjatë pesë viteve të ardhshme deri në vitin 2024, vetëm disa muaj pasi hyri në fuqi Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe partneriteti strategjik me Greqinë fqinje. Si rezultat i shpresave për përshpejtimin e procesit të përafrimit ndaj Bashkimit Evropian dhe besimit gjithnjë e më të madh të investitorëve, strategjia e re potencon se ritmi i reformave të ardhshme është kyç.
“Dukjet për përshpejtimin e integrimit në institucionet Euroatlantike, veçanërisht përafrimi drejt BE-së, vazhdojnë të jenë shtylla kryesore për reforma strukturore dhe faktor i stabilizimit”, thuhet në dokument. Më tej shtohet se lidhjet e përmirësuara me Greqinë dhe fqinjët e tjerë “kontribuojnë për besimin e rritur të investitorëve”.
Prioritetet strategjike të BERZH-it për 5 vitet e ardhshme janë:
1) mbështetja e konkurrencës përmes përmirësimit të zinxhirëve të vlerave, zhvillmi i aftësive të fuqisë punëtore dhe përforcimi i udhëheqjes;
2) përforcimi i integrimit rajonal, lidhja e butë dhe mbështetja e përafrimit drejt BE-së; dhe
3) mbështetja e tranzicionit ndaj ekonomisë së gjelbër përmes miksit më të qëndrueshëm energjetik dhe efikasitetit më të madh të resurseve.
Rritja reale e BPV-së në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 është 2,7 për qind dhe parashihet të rritet në 3 për qind në vitin 2019 si rezultat i rritjes së fuqishme të eksportit dhe rikuperimit të konsumit, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.
BERZH është investitor kryesor në Maqedoninë e Veriut dhe deri më tani i ka investuar afro 2 miliardë euro në 115 projekte.
/ ALSAT MK