BERZH nënshkruan Marrëveshjen prej 30 milionë eurosh për Ndarjen e Riskut me Union Bank

07/11/2019 3:22 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

BERZH do të ndajë riskun e projekteve individuale në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke garantuar një pjesë të ekspozimit të kredive të bizneseve korporatë dhe SME të Union Bank

 

Ndërmarrjet shqiptare do të përfitojnë akses më të mirë në financim, falë marrëveshjes për Ndarjen e Riskut prej 30 milionë eurosh që Drejtoresha Rajonale për Europën Qendrore dhe Juglindore e BERZH, znj. Charlotte Ruhe, ka nënshkruar këtë javë me Union Bank, një klient i hershëm i BERZH, sipas një njoftimi zyrtar të BERZH.

Nëpërmjet Marrëveshjes së Ndarjes së Riskut, BERZH u ofron bankave partnere një skemë për Ndarjen e Riskut të financuar ose të pafinancuar në Dollarë Amerikan, Euro ose monedhë vendase, sipas së cilës BERZH merr përsipër pjesë të riskut të kredive të dhëna nga bankat partnere ndaj klientëve që përmbushin kriteret.

Union Bank është banka e tretë në vend, e cila i bashkohet Programit së Ndarjes së Riskut të BERZH. Marrëveshja synon të ndihmojë bankat lokale të përmbushin nevojat për financim të korporatave dhe SME të suksesshme.

Bashkëpunimi është në linjë me strategjinë e Union Bank për t’u zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme në treg, duke rritur kreditimin  ndaj SME-ve, në mënyrë që të plotësojë si nevojat më të mëdha të klientëve të tyre të zgjedhur për financim, si dhe të mbajë nën kontroll aktivet e ponderuara me rrezik.

Shpeshherë, aftësia e bankave lokale për të mbështetur rritjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, të cilat janë dhe shtylla kryesore e ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, kufizohet si nga limitet e vendosura nga Bankat Qendrore për ekspozimet e mëdha, ashtu edhe nga politikat e tyre të brendshme që synojnë të menaxhojnë përqendrimin e portofolit të kredive.

Deri më sot, BERZH ka investuar rreth 1.3 miliardë në 91 projekte në Shqipëri, përfundon njoftimi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of