Besimi i investitorëve në Eurozonë, pësoi një rënie befasuese në maj.
Inflacioni dhe shqetësimet për energjinë, përmbysën pritshmëritë për një rimëkëmbje në pranverë.
Indeksi i Sentix për Eurozonën, ra në -13.1 pikë për majin, nga -8.7 në prill. Analistët prisnin, që ai të rritet në -8.0 këtë muaj.
Në veçanti, indeksi i pritshmërive pësoi rënie, duke u ulur në -19,0 në maj nga -13,0 në prill, niveli i tij më i ulët, që nga dhjetori 2022, “duke zhdukur të gjitha shpresat për një ringjallje ekonomike pas shpërthimit të luftës në Ukrainë”, tha Sentix.
Indeksi shkoi në vlerë negative në vazhdën e pushtimit të Rusisë, shkurtin e kaluar.
Çështja e mungesës së energjisë, zvogëlimi i shpenzimeve të konsumatorëve për shkak të inflacionit dhe shqetësimet e konsumatorëve për investimet e detyruara në sistemet e ngrohjes, për të zbutur ndryshimet klimatike, janë ndër faktorët që kanë kontribuar në dobësim.
Midis një sërë politikash, që po zbatohen në të gjithë zonën, koalicioni qeverisës i Berlinit në mars, ra dakord që pothuajse të gjitha sistemet e sapo instaluara të ngrohjes në Gjermani, duhet të funksionojnë me 65% energji të rinovueshme nga viti 2024, si në ndërtesat e reja ashtu edhe në ato të vjetra.
“Rimëkëmbja ekonomike, e cila është ndërtuar mbi këmbë balte, ka filluar kështu të lëkundet,” tha sondazhi.
Ekonomia e Eurozonës ishte duke u rimëkëmbur muajt e fundit, e nxitur nga kërkesa e fuqishme për shërbime dhe një mori agjencish nga FMN-ja në BQE, kanë përmirësuar parashikimet e tyre për bllokun. Por, dobësia e fundit, veçanërisht në prodhim, po lë në hije rimëkëmbjen, veçanërisht pasi inflacioni i shpejtë në rritje po ndikon fuqinë blerëse të familjeve.
Ekonomia e Gjermanisë, më e madhja e Europës, gjithashtu pësoi rënie dramatike në maj. Indeksi i situatës aktuale shkoi në -9.0 nga -2.3 në prill.
Duke shtuar frikën e recesionit, sektori i prodhimit, i cili përbën pothuajse një të pestën e ekonomisë gjermane, ka qenë në vështirësi, sipas të dhënave më të fundit të zyrës së statistikave.
Si prodhimi industrial ashtu edhe porositë, shënuan rënie më të mëdha se sa pritej, të cilat analistët thanë se ishin pasojë e rritjes së normës globale, që po frenon ekonominë. / Reuters
E kane ngaqe kane lexuar raportin e BSH-SE se eshte forcuar leku. I eshte prishur qarku dhe kane rene ne pesimizem nga ky lajm