BI Italia: Kostoja e ulët dhe afër shtëpisë- bumi i turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi

01/07/2018 11:00 PM 0 komente

Destinacionet e reja turistike për këtë verë? Ata mund të jenë thjesht një hap lart shtëpisë, shkruan Business Insider Italia.

Kjo media ekonomike bën një analizë të treguesve financiarë të vendit tonë dhe Malit të Zi, për të dëshmuar ecurinë e përmirësuar dhe për të treguar ndryshimet në sektorin e turizmit për të dy këto shtete.

Ashtu si Shqipëria dhe Mali i Zi, citon BI Italia, kanë përjetuar një bum të vërtetë ekonomik në vitet e fundit. Nëse Shqipëria në fakt ka shënuar një përmirësim të vazhdueshëm në ecurinë e saj ekonomike (rritja ekonomike + 3.7% në 2016 dhe +3.8 në vitin 2017, sipas Ambasadës italiane në Shqipëri), GDP e Malit të Zi do të shënojë një rritje prej + 3% në vitin 2018, bazuar në vlerësimet e Institutit për Studime Strategjike dhe Prognozë (ISSP). Shifrat janë në përputhje me parashikimet e Bankës Botërore, sipas të cilave rritja e Malit të Zi regjistroi + 4.3% në vitin 2017.

“Të dhënat pozitive të rrjedhës ekonomike janë të ndërthurura në mënyrë të përkryer me trendin e turizmit, vazhdimisht në rritje: një kombinim që bashkon të dy vendet e Ballkanit, të cilat në këtë rast mund të ndjekin gjurmët e Kroacisë së njohur. Vetëm në janar të vitit 2018, sipas statistikave të INSTAT – Institutit të Statistikave të Shqipërisë – në Shqipëri arritën 232,000 turistë të huaj, 34.5% më shumë se në janar 2017. Të nxitur nga dëshira e fortë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian (siç ka deklaruar kohët e fundit ambasadori i ri Luca Zelioli), vendi mund të marrë hapin vendimtar në vitin 2025, siç u përvijua nga Brukseli.Arsyeja për këtë bum? Më shumë se një, për të parë:

– Afërsia me Italinë dhe basenet e tjera turistike të Evropës (trageti nga Bari në Durrës, për shembull, zgjat rreth 10 orë duke udhëtuar edhe gjatë natës);
– Turizmi ende në rritje, dhe jo (ende) në masë;
– Një raport i shkëlqyer i cilësisë / çmimit (një dhomë dyshe në një hotel me katër yje në Sarandë, një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri, kushton mesatarisht 65 euro);
– Prania e atraksioneve natyrore dhe pikat kulturore tejet interesante (vetëm Shqipëria, për shembull, numëron 3390 atraksione turistike, sipas një raporti të fundit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Shqiptar).

Ndërsa Mali i Zi, citon BI Italia, është në fazën e një turizmi masiv, me gati 300 kilometra plazhe të bukura të tilla si ato të Kroacisë.

Më tej media italiane shkruan se Shqipëria tani mund të mburret me praninë operative të platformës Alpitour AlbaniaTravel.com, nisur në vitin 2017.

“ Me mbi 350 objekte të pranishme, integrimi i rezervimit për anijet dhe një vendndodhje fizike në Tiranë, portali ka si qëllim për individët dhe kompanitë, organizimin e takimeve të biznesit. Zgjedhja e Alpitour mund të jetë e suksesshme, pasi vitin e kaluar 75% e klientëve të objekteve kryesore të hotelit ishin kryesisht italiane (një rritje prej 20% krahasuar me vitin 2016) që vijnë kryesisht nga Italia Jugore. “

Vendet më popullore në vend?

Të shumta, duke filluar nga Berati (qytet rreth dy orë në jug të Tiranës), vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që nga viti 1992, dhe qytetin e vogël mesjetar të Krujës, kryeqytetin e lashtë shqiptar, e cila ofron një pamje piktoreske të kodrave përreth. Në bregdet, ndër destinacionet më të vizituara janë Saranda, një vendpushim bregdetar në jug të vendit dhe, pak më larg në veri, Porto Palermo, një gji i vogël në Rivierën Shqiptare, në të cilën ka edhe një kështjellë të lashtë.

Ndër bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore dhe mundësia për të praktikuar sporte të aventurës si rafting, Shqipëria dhe Mali i Zi duket të jenë me të vërtetë destinacionet e reja bregdetare ku kostoja e ulët është luksoze dhe e arritshme.

Strategjia pesëvjeçare e turizmit (2018 – 2022), e publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, është gjithashtu e qartë: objektivi kryesor është me të vërtetë rritja e kontributit të turizmit në të ardhurat totale shtetërore, duke rritur numrin e punonjësve në këtë sektor dhe duke synuar investime të reja publike. Pikërisht në sinergji me këto objektiva, BMI Italia shkruan se qeveria ka ofruar disa stimuj për ndërtimin e strukturave të reja.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of