Biden fiton garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara thellësisht të ndara, sipas mediave amerikane

07/11/2020 6:10 PM 0 komente

Demokrati Joe Biden fitoi presidencën e SHBA të Shtunën, thanë disa rrjete të mëdha televizive, ndërsa votuesit me diferencë të ngushtë hoqën nga pushteti republikanin në detyrë, Donald Trump dhe përqafuan premtimin e Biden për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe për të rregulluar ekonominë në një komb të ndarë, shkruan Reuters.

Kur ish-nënkryetari të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në 20 Janar, personi më i vjetër që ka marrë detyrën në moshën 78 vjeç, ka të ngjarë të përballet me një detyrë të vështirë qeverisëse në një Uashington të  polarizuar thellë, që u nxorr në pah nga një pjesëmarrje rekord e votuesve në të gjithë vendin në një luftë të ashpër deri në finish.

Fitorja e tij erdhi pas katër ditësh që i mbajti të gjithë pezull mbi rezultatin e zgjedhjeve të së martës, ndërsa numërimi i votave në një pjesë të shteteve të fushës së betejës vazhdoi si rrjedhojë e numrit të lartë të personave që votuan me postë.

Biden tha të Premten se ai priste të fitonte garën, por u frenua në mbajtjen e një fjalimi për fitoren. Një këshilltar i Trump pranoi të Premten se gara ishte anuar kundër Trump, por tha se presidenti nuk ishte i gatshëm të pranonte humbjen.

Biden kishte një epërsi 273 me 214 në votimin e Kolegjit Zgjedhor shtet më shtet që përcakton fituesin, pasi fitoi 20 votat elektorale të Pensilvanisë, që i mundësuan atij të kalonte 270 votat që i duheshin për të siguruar presidencën, sipas Edison Research.

Për të siguruar fitoren, Biden u përball me sfida të papara. Këto përfshinin përpjekjet e drejtuara nga Republikanët për të kufizuar votimin përmes postës në një kohë kur një numër rekord njerëzish duhej të votonin me postë për shkak të pandemisë, e cila ka vrarë më shumë se 235,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Të dy palët i karakterizuan zgjedhjet e vitit 2020 si një nga më vendimtaret në historinë e SHBA, po aq të rëndësishme sa votat gjatë Luftës Civile të viteve 1860 dhe Depresionit të Madh të viteve 1930.

Për muaj me radhë, zyrtarët nga të dy palët ngritën shqetësimin se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në gjendje të bënin një votim të drejtë. Në fund, megjithatë, votimi në qendrat e votimit vazhdoi me pak probleme ndërsa miliona u rreshtuan me durim për të votuar. Mijëra vëzhgues të zgjedhjeve nga të dy partitë punuan për katër ditë për të siguruar numërimin e votave.

Drama zgjedhore ka të ngjarë të luhet me javë, në mos muaj. Trump, 74 vjeç, po kundërshton votën duke u ankuar në gjykata, por ekspertët ligjorë thanë se sfidat e tij kishin pak mundësi të ndikonin në rezultat./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of