Kandidati demokrat për president Joe Biden mori për herë të parë të Premten kryesimin ndaj Presidentit Donald Trump në shtetet fushëbetejë të Pensilvanisë dhe Georgias, duke hedhur hapin drejt Shtëpisë së Bardhë.
Tre ditë pasi votimet u mbyllën, Biden ka një epërsi 253 me 214 në votimin e Kolegjit Zgjedhor shtet më shtet që përcakton fituesin, sipas shumicës së rrjeteve televizive. Fitimi i 20 votave elektorale të Pensilvanisë do të bënte që ish-nënkryetari të kalonte kufirin prej 270 votash, që i duhen për të siguruar presidencën.
Biden gjithashtu do të fitonte zgjedhjet nëse ai do të mbizotëronte në dy nga tre shtetet e tjera kryesore ku ai kishte një kryesim të ngushtë të Premten: Georgia, Arizona dhe Nevada. Ashtu si në Pensilvani, në të tre ishin këto shtete janë ende duke u përpunuar fletëvotimet të Premten.
Me zbehjen e shanseve të tij për rizgjedhje, Trump përshkallëzoi sulmet e tij ndaj rezultateve, duke u shfaqur në Shtëpinë e Bardhë të Enjten në mbrëmje për të pretenduar se zgjedhjet po i “vidheshin” atij. Stafi i tij ka hapur një seri gjyqesh nëpër shtetet e fushës së betejës, por që ekspertët ligjorë thanë se nuk kanë gjasa të kenë sukses në ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Si në Pensilvani ashtu edhe në Georgia, Biden e tejkaloi Trump, si rrjedhojë e nivelit të lartë të fletëvotimeve me postë që u hodhën në bastionet demokratike urbane si Filadelfia dhe Atlanta.
Në Pensilvani, Biden kaloi përpara Trump me 5,587 vota të Premten në mëngjes, ndërsa në Georgia, ai kishte një epërsi prej 1,097 votash.
Biden, 77 vjeç, do të ishte i pari Demokrat që fitoi Georgian, që nga Bill Clinton në 1992.
Në Arizona, epërsia e Biden ishte ngushtuar të Enjten në rreth 47,000 vota, dhe në Nevada ai ishte përpara me rreth 11,500.
Pensilvania, një nga tre shtete tradicionalisht demokratë, u pa prej kohësh si thelbësore për garën e vitit 2020, dhe të dy kandidatët shpenzuan shuma të mëdha parash dhe kohe në këtë shtet.
Ndërsa vendi po mban frymën për një rezultat në garën e Shtëpisë së Bardhë, zyrtarët e Georgia dhe Pensilvanisë shprehën optimizëm se do të mbaronin numërimin të Premten, ndërsa Arizona dhe Nevada do të duan edhe disa ditë për të përfunduar numërimin e votave të tyre/Reuters.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.