Zëdhënësja e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Joe Biden thotë se SHBA do të mbajë ndalimet e udhëtimit me Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të BE-së dhe Brazilin, pavarësisht nga një urdhër nga Presidenti në detyrë Donald Trump për t’i hequr ato.
Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën që ndalimi i hyrjes do të mbaronte në 26 janar, gjashtë ditë pasi Biden të marrë detyrën.
Por zëdhënësja e Biden, Jen Psaki, shkroi në Twitter se tani nuk ishte koha për të lehtësuar masat e udhëtimit.
“Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, administrata nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime më 26 janar. Në fakt, ne planifikojmë të forcojmë masat e shëndetit publik rreth udhëtimeve ndërkombëtare në mënyrë që të zbusim më tej përhapjen e Covid-19.”
Ajo tha se me “variantet e reja me transmetuese që po shfaqen në të gjithë botën, kjo nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare”.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër për heqjen e ndalimit të hyrjes në Britani, Irlandë, zonën Shengen të Evropës që lejon udhëtimin përtej kufijve të hapur dhe Brazilin nga 26 Janari. Ndalimet e udhëtimit për Kinën dhe Iranin do të qëndrojnë në vend, thuhej në urdhër.
Shumica e udhëtarëve që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara nga 26 Janari do të duhet të sigurojnë një test negativ të Covid-19 ose provë të rimëkëmbjes nga virusi për të hyrë.
Biden pritet të inaugurohet të Mërkurën, më 20 janar. SHBA vendosi kufizimet në Europë marsin e kaluar dhe për Brazilin në maj./BBC