Sipas grafikut të Statista, besimi te Facebook ka rënë. Për shkak të skandalit Cambridge Analytica, besimi te rrjeti social i Mark Zuckerberg ka rënë më poshtë madje se edhe ai i Yahoo-së!, kompani teknologjike e cila është goditur nga sulmet e hacker-ave vitet e fundit.
Sondazhi, i cili bazohet tek qytetarët amerikanë, është bërë ditët e kaluara nga Reuters/Ipsos. Zuckerberg kërkoi falje publikisht pesë ditë pas skandalit të Cambridge Analytica dhe para dy ditësh bëri të ditur ndryshime të rëndësishme rreth privatësisë në Facebook. Por duke gjykuar nga rezultatet e sondazhit, rruga për të rifituar besimin është ende e gjatë.
Sondazhi zbuloi se vetëm 41% e amerikanëve kanë besim te Facebook sa i përket privatësisë, shumë më pak se kompani të tjera teknologjike që merren me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave. 66% e të intervistuarve deklaroi se besojnë tek Amazon, 62% te Google, 60% te Microsoft dhe 53% tek Apple. Por përpara Facebook është edhe Yahoo! (48%) – që vitet e fundit është përballur me problem të shumta sa i përket të dhënave të përdoruesve.
Yahoo!, kompania me seli në Sunnyvale, Kaliforni, është goditur nga disa sulme hackerash, që pa të vidhnin të dhënat e 3 mld përdoruesve. Megjithatë vendimi i sondazhit është i pamëshirshëm dhe ndëshkon Facebook. Më shumë se Yahoo!
Burimi: Il Sole 24 ore
https://www.statista.com/chart/13373/facebook-trailing-in-trust/