Dollari amerikan humbi pikë edhe mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit dhe u këmbye me 106.81 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët gjatë kësaj jave.
Gjatë kësaj jave dollari amerikan ra me 1.04 për qind, ndërsa kundrejt euros dollari amerikan shënoi një rënie prej 0.3 për qind.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ra me 0.9 për qind, duke shkuar në 98.816 . DXY. Gjatë kësaj jave ky indeks ra me 0.3 për qind.
Ndërsa monedha e përbashkët, euro, u këmbye me 1.0974 dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe nvieli i saj më i lartë në më shumë se një javë.
Sterlina u këmbye me 1.2333 dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez u këmbye me 7.1254 dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.