Në vitin 2020, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.740.304 (ha), duke përfaqësuar 60,5 % të sipërfaqes gjithsej të vendit, sipas të dhënave të INSTAT.
Në krahasim me vitin 2016, sipërfaqja pyjore ka rënë lehtë, me rreth 0.3%.
Në 2020, pyjet shtrihen në një sipërfaqe 1.051.841 (ha), që përfaqëson 60,4% të fondit pyjor dhe kullosor.
Kullotat dhe livadhet zënë një sipërfaqe 478.081 (ha) ose 27,5% të fondit pyjor dhe kullosor. Sipërfaqet me
bimësi pyjore dhe jo-produktive të cilat janë pjesë e fondit pyjor zënë një sipërfaqe 210.382 (ha) ose 12,1% të këtij fondi.
Në sipërfaqen e fondit pyjor dhe kullosor në vitin 2020, si rezultat i dukurive natyrore dhe aktiviteteve njerëzore, ka një rënie me rreth 2,2 (ha), krahasuar me vitin 2019.
Në vitin 2020, vëllimi i përgjithshëm i pyjeve, arrin në rreth 54.845.573 (m³), nga të cilat 94,0 % e këtij vëllimi përbëhet nga pyjet publike dhe 6,0% nga pyjet private. Vëllimi i përgjithshëm i pyjeve është ulur afërsisht me 1.113 (m³), krahasuar me vitin 2019.
Në vitin 2020, në fondin pyjor sipërfaqen më të madhe e zënë fletorët me 49,8%, ndjekur nga të tjera lloje me 35,8% dhe halorët 14,3% .
Zonat e mbrojtura
Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ato ofrojnë.
Zonat e mbrojtura në vitin 2020 zënë një sipërfaqe të përgjithshme prej 523.831/ha, duke përfaqësuar 30,0% të sipërfaqes së fondit pyjor dhe rreth 18,0% të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. Në vitin 2020 nuk ka patur ndryshime në numrin dhe sipërfaqen e zonave të mbrojtura.
Në vitin 2020, sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura e zënë parqet kombëtare me 44,0% të sipërfaqes gjithsej, ndjekur nga rezervatet natyrore të menaxhuara me 32,3%, peizazhet e mbrojtura me 18,6%, zonat e mbrojtura të menaxhuara 3,5%, rezervatet natyrore 0,9% dhe monumentet natyrore 0,7%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.