Çmimet e naftës së papërpunuar ‘u zbutën’ të premten për shkak të një dollari të fortë dhe largimit të Arabisë Saudite nga samiti prodhuesit, duke i vënë çmimet në rrugën e duhur për një rënie të vogël javore, pavarësisht rritjes së fortë në seancën e mëparshme.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, për tetorin ra 16 cent në 48.73 dollarë për fuçi në mëngjesin e së premtes, pasi u vendos në 1.31 dollarë më lartë, ose 2.8%, të enjten në 48.89 dollarë për fuçi.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, amerikane, ËTI për tetorin humbi 29 cent në 45.63 dollarë për fuci pasi u rrit 1.77 dollarë, or 4%, në 45.92 dollarë një fuci.
Arabia Saudite beson se një samit i kryetarëve të shteteve të vendeve prodhuese të naftës do të dështojë të prodhojë veprime konkrete në drejtim të mbrojtjes së çmimeve të naftës, referuan burime të njohur me çështjen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.