Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra për të tretën ditë dhe Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane ra si pasojë e spekulimeve se prodhimi i naftës sëIrakut nuk do të ndërpritet nga përshkallëzimi i dhunës në prodhuesin e dytë më të madh të OPEC.
Brent për dorëzimet e gushtit ra gati 50 cent në 113.62 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës, dhe ishte në 114.06 dollarë. Kontrata ra 0.6 për qind në 114.12 dollarë dje, me ritmet mnë të shpejta që nga 16 maji. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte 11 për qind më lartë se mesatarja 100 ditore. Cmimet janë rriturr 2.9 përqind këtë vit.
WTI për dorëzimet e gushtit ra gati 92 cebt bë 105.25 dollarë në bursën e Neë York. Diferenca e WTI ndaj Brent ishte në një prim prej 8.23 dollarë nga 7.95 dollarë që shënoi dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.