Rënia në financimin e bankave perëndimore ndaj Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) u përshpejtua gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014, ndërkohë që rritja e kreditimit ndaj familjeve mbeti e ‘plogësht’ në pjesën më të madhe të rajonit, por kjo prirje gjason të ketë filluar të ndryshojë në fillim të vitit 2015, sipas raportit të fundit të komitetit të Iniciativës së Vjenës bërë publikë më 24 qershor.
Raportimet e bankave në Bankën për Rregullime Ndërkombëtare (BIS) reduktuan më tej pozitat e tyre të jashtme kundrejt rajonit CESEE me 0.7 për qind të PBB-së në tremujorin e katërt të vitit 2014 (0.8 për qind të PBB-së, përjashtuar Rusinë dhe Turqinë). Reduktimi cumulativ që nga fillimi i krizës financiare globale ka arritur 6 për qind të PBB-së rajonale të CESEE (gati 12 për qind, përjashtuar Rusinë dhe Turqinë).
Rritja e kreditimit në familje në fund të 2014 ishte e fortë në Turqi, Rusi dhe Poloni – ekonomitë më të mëdha të rajonit, por mbeti ‘anemike’ ose vazhdoi të tkurret diku tjetër. Krediti ra ndjeshëm në Ukrainë si pasojë e rënies së ndjeshme në kushtet ekonomike, pasuar nga Sllovenia dhe Bullgaria, drejtuar nga rënia e kredive ndaj firmave, sipas BERZH.