Në 24 orët e fundit janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë”.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.