Numri i personave me sëmundje profesionale ka shënuar rënie në vitin 2016 në krahasim me një vit më parë. Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës janë 270 punëmarrës më pak të konstatuar të diagnostikuar me sëmundje profesionale në krahasim me një vit më parë, si pasojë e kontrollit të vazhdueshëm.
Kontrollet tashmë realizohen mbi bazë risku dhe në ata sektorë të ekonomisë që ka më shumë tendencë për sëmundje profesionale, si në fason, miniera, ndërtim etj.
Sipas raportit vjetor të Inspektoratit, vërehet një rritje prej 124 subjektesh më shumë se një vit më parë, që kanë ngritur Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ndërsa në 1,400 subjekte më shumë ka qenë prezent “Dokumenti i vlerësimit të riskut”.
Nga ana tjetër është konstatuar edhe rënie krahasuar me një vit më parë e aksidenteve në punë. Janë trajtuar 31 punëmarrës më pak të aksidentuar, me 0.7% ose 98 inspektime më pak.
Të aksidentuarit me vdekje në punë rezultojnë të përgjysmuar, nga 24 në 2015-n, në 12 vitin e mëpasshëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.