Papunësia në disa vende të rajonit ka pësuar ulje. Përveç Sllovenisë të gjitha shtetet tjera në rajon e kanë shkallën e papunësisë mbi 10%.
Sipas Anadolu Agency (AA) reveruar Agjencisë së Statistikave të Kosovës shkalla e papunësisë është 26% . Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e dytë të vitit 2016 t, shkalla më e theksuar e papunësisë me 51% është tek grup moshat 15-24 vjeç.
Krahasuar me vitin 2015, sipas rezultateve të AFP-së, shkalla e papunësisë në Kosovë ishte rreth 33%.
Enti Shtetëror i Statistikave të Maqedonisë për tremujorin e tretë të vitit të kaluar publikoi të dhënat se shkalla e papunësisë arriti në 23.4%, ndërsa në krahasim me tremujorin e dytë ka ulje me 0.6% .
Me normën 7.3% Sllovenia sipas të dhënave të vitit të kaluar ka shkallën më të ulët të papunësinë në rajon, ndërsa me të dhënat e fundit më keq është Bosnjë e Hercegovina me 27.5% .
Shkalla e papunësisë sipas tremujorit të tretë të vitit të kaluar në Kroaci ishte 12.1%, ndërsa në të njëjt periudhë të vitit të kaluar në Serbi ishte 13.8% dhe në Mal të Zi 16.9% .