Paundi britanik ra me 1%, duke arritur në nivelet më të ulta të dy javëve e gjysmë, ndërsa investitorët u frikësuan lidhur me mundësinë që Britania dhe Bashkimi Evropian të mos arrijnë të bien dakord mbi një marrëveshje Brexit, ndërsa bisedimet e hershme rifilluan në Bruksel.
Rënia e shpejtë ishte një kthesë e plotë në krahasim me ecurinë e të premtes, kur paundi u rrit mbi 1.35 $ për herë të parë këtë vit.
Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, ishte “mjaft skeptik ” në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje, tha një diplomat i lartë i BE-së. Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të shqyrtojnë situatën në mbrëmje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.