Bie vrulli i lejeve të ndërtimit në Tiranë; jepen 24 në T I 2014

10/07/2014 4:35 PM 0 komente

Megjithatë, situata duket se është zhbllokuar disi. Për gjashtë muaj (tetor 2013-mars 2014) janë dhënë gjithsej 103 leje në kryeqytet, nga 8 që u dhanë për 9 muajt e mëparshëm (janar-tetor 2013)….

Pas një lulëzimi në tremujorin e fundit të vitit të lejeve të ndërtimit në dsa qytete kryesore të vendit, tremujori i parë i 2013-s ka parë një tjetër frenim.
Sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT, në kryeqytet janë dhënë në tremujorin e parë të vitit 24 lejë ndërtimi, nga 79 në tremujorin e mëparshëm.
Megjithatë, situata duket se është zhbllokuar disi. Për gjashtë muaj (tetor 2013-mars 2014) janë dhënë gjithsej 103 leje në kryeqytet, nga 8 që u dhanë për 9 muajt e mëparshëm (janar-tetor 2013).

Jo vetëm Tirana, por edhe qytetet të tjera kanë përjetuar një tkurrje të lejeve për të ndërtuar në tre muajt e parë të vitit.
Në tremujorin e parë 2014 janë miratuar gjithsej 58 leje ndërtimi, sipërfaqja e të cilave është 189.473 m2, nga 210 leje gjithsej në periudhën tetor dhjetor 2013 . Frenimi më i madh është konstatuar në Durrës, ku u akordua vetëm 1 leje, nga 77 në tremujorin e mëparshëm.
Sipas INSTAT, lejet e miratura për ndërtesa rezidente zënë 82,8 % të numrit gjithsej të lejeve, dhe ato për ndërtesat jo rezidente 17,2 %.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara shënoi një rritje prej 273,9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe u ul me 64,1 % kundrejt tremujorit të katërt 2013.
Në këtë tremujor, ndërtesat zënë pjesën më të konsiderueshme të kësaj vlere me 97,8 %.
Vlerën më të lartë të lejeve të ndërtimit për ndërtesa të miratuara sipas klientëve, e zënë klientët privatë me 99,8 %, gjithashtu edhe përsa i përket vlerës së lejeve të miratuara për punime inxhinierike sipas klientëve, klientët privatë zënë 62,2 % të kësaj vlere.
Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqëndruar në qarqet e Tiranës me 41,4 %, Vlorës me 25,9 % dhe Shkodrës me 19,0 %.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of