Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.7 për qind, duke shkuar në 20,442.75 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.3 për qind, duke shkuar në 1,537.77 pikë.
Indeksi i aksioneve kineze CSI300 ra me 0.1 për qind.
Edhe indeksi i aksioenve të Shangait ra po me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.14 për qind.
Ndërsa indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi dhe indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, ishin dy indekset që shënuan rritje, secili me 0.4 dhe 0.27 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.