Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.2 për qind. Gjatë kësaj jave ky indeks shënoi një rënie me 1.3 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.22 për qind, duke shkuar në 22,258.73 pikë. Gjatë kësaj jave ky indeks shënoi një rritje prej 0.26 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.15 për qind, duke shkuar në 1617.93 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.05 për qind, duke shkuar në 29,534.83 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.51 për qind, duke shkuar në 2,179.31 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 1.20 për qind, duke shkuar në 3,086.40 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.