Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.8 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në këto katër muajt e fundit.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.6 për qind, duke shkuar në 21,151.14 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.4 për qind, në 1,540.58 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 1.73 për qind, duke shkuar në 27,227.69 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.26 për qind, duke shkuar në 2,059.59 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, ra me 1.36 për qind, duke shkuar në 2,852.52 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.