Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.06 për qind, duke shënuar kështu nivelin e tij më të ulët që prej fillimit të shtatorit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.49 për qind, duke shkuar në 21,778.61 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.92 për qind, duke shkuar në 2,905.19 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.95 për qind, në 2,031.91 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.05 për qind, duke shkuar në 26,080.26 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.