Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 1.07 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300 ra me 3.04 për qind, njëkohësisht edhe rënia e tij më e lartë që prej 6 majit të 2019.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 1.0 për qind, duke shkuar në 23,795.44 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 10 janarit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.8 për qind, duke shkuar në 1,730.50 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 1.73 për qind, në 27,851.39 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, ra me 2.75 për qind, duke shkuar në 2,976.53 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.93 për qind, në 2,246.13 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.