Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, ra me 3.3 për qind, në 22,605.41 pikë, njëkohësisht edhe rënia e tij më e lartë në më shumë se 14 muajt e fundit.
Edhe indeksi i aksioneve Topix ra me 3.3 për qind, duke shkuar në 1,618.26 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.18 për qind, në 26,868.52 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.60 për qind, duke shkuar në 3,013.05 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.18 për qind, në 2,103.61 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.