Bien aksionet aziatike

27/02/2020 9:01 AM 0 komente

Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të enjeje, një humbje kjo që konsiderohet se ka arritur vlerën prej 3.6 trilonë dollarësh amerikanë.

Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.5 për qind. Ky indeks ka shënuar një rënie mbi 4 për qind gjatë kësaj jave që po lëmë pas.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 2.13 për qind, në 21,948.23 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.11 për qind, në 2,991.33 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.05 për qind, duke shkuar në 2,054.89 pikë.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.31 për qind, për qind, duke shkuar në 26,778.62 pikë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of