Aksionet aziatike ranë, pas rënies në aksionet e SHBA-së, teksa nafta rifitoi humbjet dhe një jen më i fortë rendoi në kapitalet japoneze.
Indeksi MSCI Asia Pacific ra 0.6 për qind në 119.65 në Tokio, duke zgjeruar tërheqje e tij të 2016 në 9.4 për qind. Aksionet e materialeve udhëhoqën humbjet e treguesit referencë të mërkurën. Indeksi Topix i Japonisë ra 1.4 për qind pasi jen fitoi 0.7 për qind kundrejt dollarit të martën. Nafta e papërpunuar ra 4.6 për qind në seancën e fundit në Nju Jork.
Indeksi Kospi u tëërhoq 0.3 perqind. Kontratat e së ardhmes për indeksin Hang Seng Index dhe Hang Seng China Enterprises shtuan 0.1 perqind në tregtinë më të fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.