Aksionet aziatike ranë teksa ranë aksionet kineze dhe një jen më i fortë rëndoi aksionet japoneze. Aksionet e shërbimit dhe energjisë udhëhoqën humbjet.
Indeksi MSCI Asia Pacific humbi 0.6 për qind në 118.95 në Tokio. Investitorët janë në kërkim për të dhëna për sa i përket fuqisë së ekonomisë globale, pasi shefat e financave nga ekonomitë kryesore të botës dështuan të qetësojnë thirrjet për të nxitur rritjen globale për shkak të shqetësimeve gjithmonë e më të mëdha rreth fuqisë së politikës monetare.
Indeksi Shanghai Composite Index ra 2.9 perqid, duke redutkuar një rënie më të thellë prej gati 4.6 perqind. Indeksi Hang Seng Index ra 1.3 perqind, ndërsa indeksi Hang Seng China Enterprises Index ra 1.5 perqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.