Aksionet aziatike ranë të premten teksa kujdesi për takimin e fundjavës së prodhuesve të naftës zbuti ndjesinë e rrezikut, ndërkohë që tregjet e rajonit pranuan qetësishttë dhënat relativisht optimiste të PBB-së së Kinës teksa shifrat ishin në përputhje me pritshmëritë
Nikkei .N225 i Japonisë ra 0.3 për qind dhe rezervat australiane 0.5 për qind.
Shanghai .SSEC ka humbur 0.3 për qind, ndërkohë që Kospi i Koresë së Jugut ra 0.2 përqind.
Indeksi i gjerë MSCI i Asia Pacific i aksioneve jashtë Japonisë .MIAPJ0000PUS u rrit 0,1 për qind. Indeksi ka fituar rreth 3.6 për qind në javë gjatë së cilës ai arriti nivelin më të lartë pesë-mujor, ndihmuar nga zbehja e lehtë e pesimizmit rreth ekonomisë kineze dhe rritja më parë në çmimet e naftës së papërpunuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.