Bien aksionet globale dhe kontratat e së ardhmes në Amerikë; Investiorët përballen me shifra të larta papunësie

26/03/2020 2:48 PM 0 komente

Tregjet globale dhe kontratat e së ardhmes të aksioneve amerikane shënuan rënie këtë të enjte, teksa investitorët e përqendruan vëmendjen e tyre në paketën stimuluese të tregut të punës, i cili sipas një raporti të fundit të Kongresit ka konfirmuar humbjen e vendeve të punës të miliona amerikanëve si pasojë e përhapjes së pandemisë koronavirus.

Si aksionet europiane, ashtu edhe ato aziatike shënuan rënie.

Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225 të Japonisë, ra me 4,5%, njëkohësisht edhe indeksi më rënien më të lartë në këtë rajon. Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.6% dhe indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng (HSI) ra me 1.2%.

Indeksi i aksioneve angleze FTSE 100 në Londër, ra me 2.6 për qind, ndërsa humbjet në indeksin e aksioneve gjermane GDAXI dhe atë franceze CAC40 iu afruan 2 për qindëshit.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 3% dhe u tregtuan me  26.54 dollarë për fuçi, duke qenë se frika mbi furnizimin e tepërt dhe dobësimin e kërkesës patën një ndikim shumë negative në çmimet e naftës.

Edhe kontratat e së ardhmes në Amerikë shënuan rënie. Sipas, Husein Sayed, Kryestrategjist në FXTM, ky është vetëm fillimi i sërë të dhënash të tmerrshme ekonomike që priten të vijnë në javët në vijim.

Indeksi i aksioneve Dow ra me 345 pikë, ose 1.6%. Indeksi i aksioneve S&P 500 (SPX) ra me 2% dhe indeksi i aksioneve Nasdaq me 1.7%.

Bien aksionet në SoftBank

Aksionet në SoftBank (SFTBF) ranë me 9% në Tokio, pas dy ditësh fitimesh të njëpasnjëshme. Aksionet kishin përparuar me rreth 50% pasi grupi i teknologjisë njoftoi të hënën se do të shiste asete me vlerë 41 miliardë dollarë amerikanë për të blerë aksione dhe për të zvogëluar borxhin.

Por ditën e djeshme, agjencia e vlerësimeve Moody e uli verësimin e kredisë për SoftBank nga Ba1 në Ba3. Sipas Moody-it kjo rënie në vlerësimin e SoftBank erdhi si paosjë e paqendrueshmërisë që ka përfshirë tregun e shitjes së aseteve për shkak të pandemisë botërore.

Por SoftBank e kundërshtoi vlerësimin e dhënë nga agjencia Moody, duke e akuzuar vlerësimin e kësaj të fundit si “ të njëanshëm dhe të gabuar”./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of