Aksionet e Kinës ranë, duke bërë që indeksi reference të ulet në nivelin më të ulët të javës, si rrjedhojë e shqetësimeve të zyrtarëve se ulja e çmimeve të shtëpive do të dëmtojë fitimet e korporatave.
Indeksi i përbërë i Shanghai (SHCOMP) ka humbur 1.3 për qind, humbja më e madhe qe nga 18 marsi, në gati 2,297.67. Ai ra me 0.1 për qind dje pas katër ditësh rritjeje prej 3.9 për qind në nivelin më të lartë për dy javë.
Indeksi CSI 300 Index (SHSZ300), i aksioneve në Shanghai dhe Shenzhen, u tërhoq 1.5 për qind në 2,575.05. Indeksi i Hang Seng China Enterprises Index ra me 0.3 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.