Bien çmimet e naftës

14/05/2018 9:21 AM 0 komente

Teksa tensionet rriten në gadishullin Korean, palnet amerikane për të shtuar sanksionet kundër Iranit kanë shkaktuar sheqtëime të mëdha në Lindjen e Mesme.

Irani nxjerr rreth 4 për qind të të gjithë naftës së botës dhe zhvillimet e fundit i kanë çuar çmimet e naftës pranë niveleve të tyre më të larta.

Por mëngjesin e ditës së sotme, treguesit referencë për çmimet e naftës së papërpunuar amerikane, ËTI, ranë me 26 cent ose me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 70.44 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 33 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 76.79 dollarë amerikanë për fuçi.

Gjatë javës që lamë pas, si Brent ashtu edhe ËTI arritën nivelin e tyre më të lartë që prej nëntorit të 2014, ku u tregtuan mbi 78 dollarë amerikanë për fuçi dhe 71.89 dollarë amerikanë për fuçi secili.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1.320.06 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of