Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me më shumë se 33 cent dhe u tregtuan me 66.10 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 2.93 për qind dhe u tregtuan me 66.43 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 31 cent dhe u tregtuan me 76.75 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 4.3 për qind dhe u tregtuan me 76.44 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,231.44 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.