Bien çmimet e naftës

06/12/2019 8:33 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të premteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 10 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 63.29 dollarë amerikanë për onz. Kontratat shënuan një rritje prej 1.4 për qind, gjatë javës që lamë pas.

Ndërsa treguesit referncë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 8 cent dhe u tregtuan me 58.35 dollarë amerikanë për onz. Kontratat shënuan një rritje prej 5.8 për qind, gjatë kësaj jave, më e larta që prej 20 shtatorit.

Indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qëndrueshme dhe u tregtua me 1,473 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of