Çmimet e naftës shënuan rënie këtë të martë si pasojë e mbigopjes së tregut.
Çmimet referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u tregtuan me 48.86 dollarë për fuçi, duke rënë me 30 cent ose 0.61 për qind, nga mbyllja e tyre e fundit.
Edhe çmimet referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, pësuan një rënie prej 40 centësh ose 0.81 për qind duke u tregtuar me 47.01 dollarë për fuçi.
Sipas anëtarëve të OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) dhe disa prodhuesve të tjerë si Rusia, një prej zgjidhjeve të mundshme të kësaj situate është ngrirja e prodhimit në nivelin aktual, gjë kjo e cila do të balanconte edhe kërkesën me prodhimin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.