Eksportet gjermane ranë në nivelin më të ulët në pesë vjet, në fillim të vitit 2018, duke penguar rritjen ekonomike në ekonominë më të madhe të Europës.
Një analizë e të dhënave të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tremujorit të parë tregoi se shitjet e huaja ranë me 1 për qind, më së shumti që nga viti 2012, me një tregti neto që ishte 0.1 pikë përqindjeje të PBB-së. Importet ranë 1.1 për qind, ndërsa shpenzimet qeveritare gjithashtu raportohen në rënie. Rritja e përgjithshme ekonomike – e konfirmuar në 0.3 për qind – u mbështet nga shpenzimet e konsumit dhe investimet kapitale.
Pas ngadalësimit të tremujorit të parë – pjesërisht i fajësuar nga kushtet atmosferike të këqija- anketat e këtij muaji sugjerojnë se një kthim të menjëhershëm ende nuk ka për të ndodhur, shkruan Bloomberg. Indeksi i blerjeve të Gjermanisë për aktivitetin e sektorit privat ra në një nivel të ulët prej 20 muajsh në maj. Pavarësisht stuhisë, Bundesbank ka mbajtur mendimin e saj se rritja do të rritet përsëri në tremujorin e dytë, duke siguruar që bumi i vendit të vazhdojë.