Importet gjermane ranë ndjeshëm në shkurt për herë të tretë në katër muajt e fundit dhe eksportet gjithashtu ranë, duke treguar se ekonomia më e madhe në eurozonë nuk mund të jetë ndihmë për bllokun e monedhës së përbashkët që ta nxjerrë nga recesioni.
Të dhënat nga Zyra e Statistikave Federale të martën treguan se importet ranë 3.8 për qind, duke zhvlerësuar madje edhe vlerësimin më të ulët të një sondazhi të ekonomistëve të Reuters. Parashikimi konsensual kishte qenë se importet do të rriteshin me 0.5 për qind.
Eksportet, të cilët u menduan se do të mbeteshin të pandryshuar, ranë 1.5 për qind, duke theksuar se si dobësia në partnerët kyç evropianë të Gjermanisë po ndikon kërkesën për mallrat e saj. Eksportet kanë rënë në tre nga gjashtë muajt e fundit
“Shpresa ishte se kërkesa e brendshme gjermane do të mbështeste ekonominë, jo vetëm të vetën, por edhe atë të pjesës tjetër të eurozonës, dhe sidomos vendet e krizës, përmes importeve,’ tha Kristian Schulz në Berenberg Bank.
“Por ekonomia gjermane ende nuk është duke luajtur rolin që mund të luante në drejtim të ‘ribalancimit’ Evropian”, tha Schulz.’ Kërkesa e brendshme ende duket të vuajë nga mungesa e besimit për shkak të disa pasigurive mbi krizën e euros.”
Suficiti tregtar sezonal u ‘zgjerua’ në 17.1 miliard euro nga 15.6 miliard që ishte në janar. Parashikimi konsensual ishte që ai të ngushtohej në 15.0 miliardë euro.
Ekonomia e Gjermanisë, fleksibël kundrejt krizës së eurozonës, u ngadalësua në vitin 2012 dhe prodhimi u tkurr me 0.6 për qind në tremujorin e fundit. Por ekonomistët presin që ajo ta shmangë recesionin dhe t’i kthehet një rritjeje të dobët në tre muajt e parë të vitit 2013.