Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me më shumë se 1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.5 për qind, duke shkuar në 21,032.00 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.8 për qind, duke shkuar në 1,541.50 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi ra me 0.27 për qind, duke shkuar në 2,103.15 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.05 për qind, duke shkuar në 2,910.74 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.67 për qind, duke shkuar në 27,124.92 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.