Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI ra nga çmimi më i lartë në shtatë ditë teksa u zbehën shqetësimet për rrezikun e ndërprejes së furnizimeve në Lindjen e Mesme. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra në Londër.
WTI për dorëzimet e nëntorit ra gati 63 cent në 92.91dollarë për fuçi në bursën e Neë York dhe ishte në 92.95 dollarë. Kontrata u rrit 1.01 dollarë në 93.54 dollarë me 26 shtator, mbyllja më e lartë që nga 17 shtatori. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 3 për qind më lart se mesatarja 100 ditore. Cmimet kanë rënë 3.2 përqind këtë muaj dhe 5.6 përqind në 2014.
Brent për dorëzimet e nëntorit ra gati 38 cent ose 0.4 perqin në 96.62 dollarë për fuci në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një pri prej 3.73 dollarë krahasuar me 3.46 dollarë në 26 shtator.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.