Klubi bavarez njoftoi rezultatet e bilancit më 30 qershor 2022, i mbyllur me fitim për të 30-tin vit me radhë, ku tre vitet e fundit, janë kushtëzuar shumë nga pandemia e COVID-19.
“Kjo është një arritje e madhe. Asnjë klub tjetër i madh në Europë nuk ka qenë në gjendje të raportojë vazhdimisht fitime si Bayern, pavarësisht pandemisë në tre vitet e fundit” – shpjegoi Jan-Christian Dreesen, zëvendëspresident i këshillit të administrimit në FC Bayern München AG.
“Kjo ka të bëjë kryesisht me ADN-në e Bayern, ne nuk shpenzojmë kurrë më shumë sesa fitojmë. Ishte një vit financiar jashtëzakonisht i mirë për Bayern në kushte të vështira.
Efektet e pandemisë, pasojat e luftës në Ukrainë, kriza energjetike, si dhe inflacioni që vjen nga e gjithë kjo, do të kenë gjithashtu ndikim të rëndësishëm në vitin aktual financiar 2022/23. Pavarësisht këtyre ngarkesave negative, Bayern parashikon rritje të mëtejshme të konsiderueshme të shitjeve dhe një rezultat pozitiv operimi”, tha ai në fund.
Bayern Munich, bilanci 2022, të ardhurat
Në mënyrë të detajuar, në nivel të konsoliduar, xhiroja totale e grupit arrin në 665.7 milionë euro në vitin fiskal 2021/22, krahasuar me 643.9 milionë euro në vitin 2020/21.
Në veçanti, të ardhurat ndahen si më poshtë:
• Të ardhurat nga ndeshjet e ditës (duke përfshirë të ardhurat nga UEFA): 159.5 milionë euro;
• Të ardhurat tregtare: 224,2 milionë;
• Të ardhurat nga të drejtat televizive: 99,9 milionë;
• Të ardhurat nga transferimet: 12,1 milionë;
• Të ardhurat nga merchandising: 93,6 milionë;
• Të ardhurat e tjera: 50 milionë.
Bayern Munich, bilanci 2022, kostot
Ndër zërat kryesorë të kostove, Bayern Munich raporton në veçanti:
• Kosto për personelin: 324.1 milionë;
• Kosto operative: 169.8 milionë;
• Kosto për materiale dhe shërbime: 40.5 milionë;
• Amortizimi: 94.4 milionë.
Fitimi para taksave (EBT) është më shumë se trefishuar – nga 5.0 milionë euro në 17.1 milionë euro – dhe fitimi neto i grupit u rrit në 12.7 milionë euro, krahasuar me fitimin prej 1.9 milionë eurosh më 30 qershor 2021.
Në nivelin e vlerës neto, Bayern Munich më 30 qershor 2022 kishte një vlerë neto pozitive prej 504 milionë eurosh.
/ Calcio & Finanza