Bilanci i energjisë në 2019, importet gati u dyfishuan, prodhimi ra me 39.1%

05/03/2020 11:44 AM 0 komente

Viti 2019 ishte një vit i vështirë për tregun e energjisë sa i takon prodhimit ku në raport me vitin 2018 ka një ulje të tij me 39.1 për qind. Të dhënat zyrtare nga bilanci i energjisë të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit të shkruar energjia elektrike në dispozicion u ul me 0,3 %.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 5.208 GWh nga 8.552 GWh energji të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar një ulje të prodhimit me 39,1 %. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 42,3 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike” thuhet në raportin e INSTAT.

Për të plotësuar nevojën në vend në mungesë të prodhimit duket orientimi ka qenë tek importet të cilat ishin 1.8 herë më shumë se një vit më parë kurse eksportet ranë me 3.5 herë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një tjetër element që bie në sy është ajo e prodhimit nga hidrocentralet publike dhe private ku prodhimi nga koncesionarët është me pak diferencë nga KESH.

Kështu sipas INSTAT hidrocentralet publike, në vitin 2019, prodhuan 2.981 GWh nga 5.851 GWh të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 49,0 %. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 2.205 GËh nga 2.701 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 18,4 %.

“Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) rezultoi me rritje duke arritur vlerën 3.177 GËh nga 1.772 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) rezultoi me rënie duke arritur vlerën 770 GWh nga 2.685 GËh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë” vlerëson INSTAT.

Lidhur me humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1.653 GWh nga 1.783 GWh duke shënuar kështu një rënie me 7,3 %. Humbjet në transmetim kanë rënë me 30,5 % dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 10,2 %. Humbjet në shpërndarje zënë një peshë më të madhe, rreth 89,8 % të humbjeve në rrjet, ku humbjet teknike në shpërndarje janë ulur me rreth 10,9 %, krahasuar me vitin 2018.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2019, u rrit me 1,8 % duke arritur vlerën 5.960 GWh nga 5.856 GWh që ishte në vitin 2018. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët familjarë të cilët kontribuuan me +1,2 pikë përqindje, përkundrejt kontributit prej + 0,6 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët jo familjarë.

Tremujori i katërt

“Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019, energjia elektrike në dispozicion u ul me 6,2 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 1.461 GWh nga 1.003 GËh energji të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar një rritje të prodhimit me 45,8 %. Rritja e prodhimit të energjisë elektrike, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019, ka ndikuar në rënien e

importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me 1,3 herë dhe rritjen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me 5,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019, humbjet në rrjet kanë rënë me 3,8 %, ku ndikimin më të madh e dha rënia e humbjeve në shpërndarje me 6,7 %.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u ul me 6,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Përdorimi nga konsumatorët familjarë u ul me 3,7 %, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 9,5 %” nënvizon INSTAT.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of