Blloku i kancelares Angela Merkel dhe socialdemokratët gjermanë kanë arritur një marrëveshje mbi arsimin, ndonëse ende dallime të “politikave të mëdha” mbeten, tha një zyrtar i lartë i partisë, teksa jemi pranë një afati përfundimtar për koalicionin, shkruan Bloomberg.
“Negociatorët në Berlin mbeten të gatshëm për kompromis”,- tha pas katër orësh bisedime të nivelit të lartë, Andreas Scheuer, sekretari i përgjithshëm i Bashkimit kristian. Palët po mbyllin afatin për një marrëveshje deri të dielën, megjithëse i kanë dhënë vetes dy ditë të tjera nëse lindin probleme të pazgjidhura.
“Ne do të kemi një numër çështjesh të diskutueshme deri në fund”, tha Scheuer për gazetarët në Berlin menjëherë pas mesnatës të premten.
Pas më shumë se katër muaj pa një qeveri, gjermanët janë duke pritur, ndërsa socialdemokratët e ndarë luftojnë për të menaxhuar një kthim në qeveri me Merkel. SPD-ja nën drejtimin e Martin Schulz u detyrua të mbështeste një zotim që të mos i bashkohej një kabineti të udhëhequr nga Merkel, pasi një përpjekje e parë për të krijuar një koalicion shumëpartiak dështoi.