Edhe pse Presidenti Donald Trump “lëshoi zjarr’ më parë këtë muaj mbi tarifat e makinave që kanë potencial për të vazhduar më tej ekonominë e luftës në Europë, një mori dilemash të brendshme në të dy anët e Atlantikut kërcënojnë të pengojnë përpjekjet për një pakt tregtar.
Dhjetë muaj pasi Presidenti Trump dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker arritën një armëpushim, që synonte të bënte të qartë rrugën për negociata për të reduktuar tarifat mbi mallrat industriale dhe për të eliminuar pengesat rregullatore, këto bisedime po tregojnë shenja që po shkojnë në anën e kundërt.
Zyrtarët evropianë kanë fajësuar administratën e Trump që ka patur pak kohë për t’u marrë me ‘burokraci’ në Bruksel. Trump ka qenë i fokusuar në një prishje të bisedimeve me Kinën dhe në jë nevojë për një marrëveshje të shpejtë me Japoninë, për të ulur interesat bujqësore amerikane.
“Unë nuk mendoj se SHBA është gati të nisë negociatat tarifore”, tha Cecilia Malmstrom, komisionerja e tregtisë e BE, në Paris, më parë këtë muaj pas takimit me përfaqësuesin e tregtisë së SHBA Robert Lighthizer.
Megjithatë, është në rritje polarizimi në Europë në zgjedhjet e fundit që panë një fragmentim të partive kryesore qendrore dhe të qendrës së majtë që disa në Uashington e shohin si shenjë të pengesave më të mëdha strukturore për një marrëveshje.
Me procesin e Brexit u trazua më shumë pasi kryeministrja Theresa May njoftoi dorëheqjen e saj këtë muaj, me vendet lindore që testojnë kufijtë e reformave demokratike “joliberale”, një shtysë kërcënuese të Rusisë për sigurinë e Bashkimit Evropian dhe një sfond gjithnjë e më të brishtë ekonomik, blloku EU po përballet me shumë shqetësime të veta.
Kërcënimet e tarifave afrohen
Afati prej 180 ditësh i vendosur nga Trump për një negocim me BE dhe Japoninë lidhur me zvogëlimin e eksporteve të makinave dhe pjesëve të tyre në SHBA, i përmbahet modelit të presidentit për një presion të vazhdueshëm në rritje ndaj partnerëve tregtarë, për të shkurtuar një marrëveshje në favor të tij. Siç e bëri të qartë gjatë udhëtimit të tij të fundit në Japoni, Trump është ‘i etur’ të mbyllë të paktën disa marrëveshje të shpejta, duke iu afruar data e tij e rizgjedhjes 2020.
Me Japoninë ai mund të ketë fat. Njerëzit pranë këtyre bisedimeve e shohin mundësinë reale të një marrëveshjeje që mund të arrihet nga fundi i vitit me negociatat, për shkak të përshpejtimit të zgjedhjeve të Dhomës së Poshtme në Japoni në korrik.
Sidoqoftë, për Europën, shenjat janë më ogurzeza. Afati i fundit për industrinë auto do të goditet pikërisht sikur një Komision i ri Evropian, krahu ekzekutiv i bllokut, do të marrë përsipër nga një udhëheqës i Juncker që ka qeverisur për pesë vitet e fundit.
/Bloomberg News