“Bisha amerikane”, 702 kuaj fuqi për modelin e ri Ram 1500

26/10/2020 1:35 PM 0 komente

Kompania amerikane është e bindur se ky version i ri do të rishkruajë historinë e pick-up-it amerikan duke vendosur një standard të ri. Teknologji e pasur dhe një motor i fuqishëm V8 Hellcat 6.200 kubikë

 

Ram që dikur ishte modeli më i famshëm i markës Dodge, por tashmë është një markë më vete që përfaqëson një simbol në tregun amerikan, këtë herë ka vendosur t’i shpallë luftë të hapur Ford-it F-150 Raptor. Në një version të veçantë të pagëzuar Raptor, Ford ofron një version sportiv të modelit F-150, ndërsa Ram nuk ka pritur shumë, por e ka sfiduar menjëherë.

Marka amerikane që është pjesë e grupit FCA, ka prezantuar modelin e ri 1500 Trx. Dodge deklaron se Ram 1500 Trx është aq ambicioz sa do të rishkruajë historinë e pick-up-it amerikan duke vendosur një standard të ri performance. Ka një estetikë të përpunuar, teknologji të pasur dhe një motor shumë të fuqishëm siç është ai V8 Hellcat 6.200 kubikë, njësi e përdorur në modelet e tjera sportive si Jeep Grand Cherokee Trackhawkapo Dodge Challenger.

 

Motori

Njësia V8 e vendos Ram 1500 Trx në fronin e pickup-it më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë.702 kuaj fuqi, që e kombinuar me një moment përdredhës maksimal 881 Nm premton vërtet shumë. Për t’iu dhënë një ide, Ram 1500 Trx merr emrin nga dinozauri T-Rex, ekzemplari i fuqishëm i cili shqyente lirshëm dinozaurë të tjerë rreth tij në një prej episodeve të sagës Jurassic Park. Telaio e Ram 1500 Trx është e përforcuar së bashku me shasinë, pjesë e së cilës janë edhe amortizatorët me kontroll elektronik.

Falë teknologjisë, amortizatorët ofrojnë zgjatje të zgjeruar deri në 33cm përpara dhe 35,5 mbrapa. Kambio është automatike e llojit ZF TorqueFlite 8HP95 me tetë raporte, ndërsa sistemi i transmetimit është i njëjtë me Trackhawk. Ram 1500Trx kap shpejtësinë0-100 km/h për 4.6 sekonda, një kohë prej një makine sportive piste, pavarësisht se shpejtësia maksimale është vetëm 190 km/h.

 

Gomat

Gomat e këtij modeli janë zhvilluar posaçërisht nga Goodyear me përmasa gjigande 325/65 R18 të projektuara për ecje jashtë asfaltit, në baltë, terren shkëmbor, përveç rërës dhe borës. Ram 1500 Trx nuk i druhet vështirësive me 30 cm lartësi nga toka dhe kënde optimale pjerrësie (30,2 gradë në hyrje dhe 23,5 gradë në dalje). Trx është 22 cm më i gjerë se versioni 1500 normal ndërsa gjatësia është 6.14metra.

 

Konsumi

Doni të dini sa konsumon TRX? 20 litra/100 km në qytet dhe 13 litra/100 km në autostradë. Jashtë asfaltit mund të jetë krejt tjetër histori, por atje është e rëndësishme të mos ngecësh dhe të dalësh nga ana tjetër, jo të kursesh karburant. Për të blerë versionin “bazë”, një amerikan duhet të bëjë gati 69.995 dollarë, jo pak për një makinë, edhe sepse janë 16.500 dollarë më shumë se çmimi i një Fordi F-150 Raptor, por ndoshta jo shumë për dinozaurin e pickup-ëve.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of