Kosova mund të përfitojë shumë nga fondet kreditore të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por për këtë, bizneset duhet të përmbushin kritere, që janë shumë të rrepta. Me qëllim që të ndihmohet biznesi, kryeministri Thaçi ka paralajmëruar krijimin e një komiteti ndërministror. Kjo çështje pritet të diskutohet edhe në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se është koha kur sektori privat duhet të investojnë në ngritjen e kapacitete profesionale dhe ta kuptojë këtë realitet. “Forma e komunikimit e sektorit privat me BERZH-in është biznesplani dhe studimi i fizibilitetit. Sa më tepër të përsosemi në këtë drejtim aq me më shumë perspektivë do të jetë shfrytëzimi i këtyre fondeve”, tha Gërxhaliu.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.